Lajme

Fillojnë punimet në Merdarë, vështirësohet qarkullimi

Punimet pritet të zgjasin disa muaj dhe për këtë arsye do të vështirohet qarkullimi nga të dy anët e kufirit Kosovë-Serbi

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kanë filluar punimet në pikë kufitare në Merdarë të Podujevës.

 

Punimet pritet të zgjasin disa muaj dhe për këtë arsye do të vështirohet qarkullimi nga të dy anët e kufirit, bën të ditur televizioni publik i Kosovës.

 

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që mërgimtarët të shfrytëzojnë pikë-kalimet tjera kufitare, përcjell albinfo.ch.

 

Fluksi i mërgimtarëve pritet gjatë muajve korrik-gusht, kur ata vijnë në Kosovë dhe shfrytëzojnë këtë pikë-kalim.

 

Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e në veçanti nga bashkatdhetarët që t’i shmangen kësaj pike kufitare, për shkak të punimeve që po bëhen atje në ndërtimin e infrastrukturës dhe objektit të ri kufitar.

 

Kjo pikë kufitare, që ndërtohet me donacion të BE-së, pritet të rregullohet sipas standardeve të BE-se, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të kalimit dhe kontrollit kufitar.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Bpqf-4eb3v0