Bota

Fillon festivali vjetor në Bolivi

Mijëra muzikantë me tingujt e këngëve tradicionale boliviane shënuan fillimin e festivalit në qytetin historik Oruro, përcjell albinfo.ch.

Festivali filloi kremtimin me tingujt e “Recuperemos Nuestro Mar”, derisa turistët dhe banorët mezi prisnin për të parë shfaqjet.

Të veshur me kostume të përpunuara dhe shumëngjyrëshe, valltarë dolën në rrugët e qytetit që shtrihet në një lartësi prej 3,710 metra mbi nivelin e detit në një ceremoni vjetore të njohur si Trashëgimi Botërore e UNCESCO-s.  Më shumë se 6.000 muzikantë nga 84 grupe performuan këngë tradicionale të karnavaleve.

Parada që zgjat 20 orë, sjell së bashku 25.000 kërcimtarë nëpër kodrat Pie de Gallo.

Karnavali e ka origjinën e tij në festivalin e lashtë të Itos. Pasi spanjollët ndaluan ritualet indigjene në shekullin e 17-të, ngjarja u bashkua me krishterimin në një festë që ende festohet në ditët e sotme. Pothuajse 130 komunitete janë të përfaqësuara në karnaval, secila prej tyre me valle dhe kostume unike.