Kosova

Fillon fushata zgjedhore

Partitë politike në Kosovë sot edhe zyrtarisht do të fillojnë fushatën një mujore, për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 22 tetor, shkruan albinfo.ch.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike nga Komisioni Qendror i Zgjedhje, ku një është koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme të Kosovës.

Subjektet politike gjatë një muaji do të mbajnë shumë tubime për t’i bindur qytetarët për t’i votuar.

Në shumë Komuna të Kosovës pritet të zhvillohet garë interesante.