Bota
Fillon procesi gjyqësor për burrin që tentoi të vriste gruan nga Maqedonia për 250 mijë euro
Të hënën në Gjykatën rajonale të Hamburgut ka filluar procesi gjyqësor ndaj një personi 39-vjeçar dhe dashnores së tij të të njëjtës moshë, për veprën penale “përpjekje për vrasje”.
I pandehuri akuzohet se ka dashur ta vrasë bashkëshorten e tij, për të arkëtuar të holla nga sigurimi jetësor në një shumë prej 250.000 eurosh. Që në fillim të vitit të kaluar, ai ishte zhytur në vështirësi financiare, ndërsa bashkëshortësia po zbehej, shkruan Prokuroria gjermane në Hamburg, përcjell Albinfo.ch.
Pas dy përpjekjeve të dështuara që të angazhojë një vrasës, dashnorja e tij ishte shprehur e gatshme ta kryejë aktin.
Sipas aktakuzës, më 29 nëntor të vitit të kaluar ajo ishte fshehur në shtëpinë e çiftit. Pasi në mëngjes burri ka shkuar në punë, ajo është futur e maskuar në dhomën e fjetjes dhe ka tentuar ta vrasë me thikë bashkëshorten e tij, atëbotë 34-vjeçare.
Shtetasja gjermane me prejardhje nga Maqedonia, ka arritur të arratiset në ballkon dhe të kërkojë ndihmë, ndërsa sulmuesja është larguar nga vendngjarja. Një javë më vonë, policia gjermane e ka arrestuar bashkëshortin e saj dhe të dashurën e tij. Që të dy shtetasit gjermanë, tani janë të akuzuar për “përpjekje për vrasje” dhe “shkaktim të lëndimeve të rënda trupore”.
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë