E-Diaspora

Fillon procesi kundër gjashtë dilerëve shqiptarë

Prej të martës gjashtë shqiptarë duhet të përgjigjen përpara autoriteteve të drejtësisë gjermane, shkruan focus.de. Burrat e moshës mes 21 dhe 39 vjeç, akuzohen se mes shtatorit 2016 dhe qershorit 2017 kanë shpërndarë dhjetëra kilogram kokainë si dhe qindra kilogram marihuanë nëpër kafenetë e Kölnit, shkruan focus.de.

Shefi i bandës gjatë veprimit të tij kriminal ka qenë 21 vjeç. Banda e kishte marrë drogën nga Shqipëria, ndërsa gjatë bisedave telefonikë ata flisnin me sistem kodesh, duke e emërtuar ndryshe marihuanën ose drogën.

Nga bastisja e shtëpive të tyre janë sekuestruar sasi e madhe droge dhe municione armësh.