Autotech

Fillon shitja e Iphone 8

Klientët janë të entuziazmuar dhe duan që të kenë produktet më të reja të teknologjisë

Në Kinë ka dalë në shitje Iphone 8 dhe interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Radhët të gjata të njerëzve në Pekin, Shangai e Hong Kong për të pasur në dorë telefonat më të ri nga kompania e madhe amerikane ‘Apple’.

Klientët janë të entuziazmuar dhe duan që të kenë produktet më të reja të teknologjisë, përcjell albinfo.ch.

Shumë klientë janë shprehur se gjithmonë blejnë produktet më të reja, andaj mezi kanë pritur që të blejnë Iphone 8, i cili është prezantuar vetëm pak ditë më parë në Amerikë.

Telefoni i ri ka shumë përparësi ndaj telefonave të tjerë. Çmimi i tij prej 999 dollarë ka shkaktuar shumë reagime, megjithatë interesimi është i madh.