Uncategorized
Fillon votimi në 19 komuna
Ashtu siç është paraparë janë hapur 614 qendra të votimit në 19 komunë të Kosovës, ku do të votohet në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Janë 1 milion e 353.613 persona me të drejtë vote që do ta kenë mundësinë të votojnë për ta zgjedhur kryetarin e tyre të komunës.
Në 1.777 vendvotime, KQZ ka angazhuar më shumë se 14 mijë komisionarë, përcjell albinfo.ch.
Janë më shumë se 12 mijë vëzhgues të akredituar, të cilët do ta përcjellin nga afër procesin zgjedhor në 19 komuna, si dhe rivotimin në komunën e Parteshit, ku janë tri qendra të votimit me gjithsejtë shtatë vendvotime, në të cilat kanë të drejt vote 4.694 persona.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), garon në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në 9, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në 6 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 5 komuna, kurse Aleanca Kosova e Re (AKR), Nisma për Kosovën dhe Alternativa nga një komunë, bën të ditur televizioni publik i Kosovës.
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka ftuar të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. “Shpresoj që edhe kjo ditë do të kalojë si në raundin e parë në frymën demokratike, të lirë dhe fer siç ka qenë edhe ajo ditë. I ftojë edhe një herë të gjithë qytetarët me të drejt vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejt, të dalin dhe të votojnë sot”, tha ajo.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor