Jeta në Zvicër

Fillon zgjedhja e këshilltarit të ri federal

Në raundin e parë, asnjëri kandidat nuk mori shumicën absolute në fund të raundit të parë, i fiksuare në 122 vota. Cassis nuk e arriti këtë numër vetëm për 13 vota

Asambleja Federale u mblodh të mërkurën në orën 8:00 për të gjetur një pasardhës të Këshilltarit federal të deritanishëm Didier Burkhalter. Partia Liberale Radikale (PLR-FDP) ka propozuar tre kandidatë për ta zëvendësuar atë: Isabelle Moret, Ignazio Cassis dhe Pierre Maudet.

Kush do të pasojë Didier Burkhalter-it? Përgjigja ndaj këtë pyetje do të dihet brenda pak minutave, por me shumë gjasa do të jetë tiçinezi Ignazio Cassis, i cili në raundin e parë mblodhi 109 vota, i pasuar nga Pierre Maudet (62) dhe Isabelle Moret (55). Të tre kandidatët janë po të njëjtës parti politike, PLR-FDP.

Pra në raundin e parë, asnjëri kandidat nuk mori shumicën absolute në fund të raundit të parë, i fiksuare në 122 vota. Cassis  nuk e arriti këtë numër vetëm për 13 vota.

Asambleja Federale tani do të vazhdo në një raund të dytë.

Një befasi ende është e mundur. Sipas mediave zvicerane Cassis mbetet favoritë për të triumfuar, edhe pse gjithçka është e mundur.

Gjithashtu edhe analistët për ‘Blick’ janë shprehur se presin që Cassis të fitojë, përcjell albinfo.ch.