Kultura

Filmat shqiptarë do të shfaqen një javë në Moskë

Produksione të viteve të ndryshme do të shfaqen gjatë “Javës së filmit shqiptar” që nis më 8 dhe përfundon me 14 tetor në Moskë

Filmat do të shfaqen në Universitetin e Moskës me një projekt të përbashkët të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Moskë, njoftojnë mediet shqiptare.

Produksione të viteve të ndryshme do të përthekojnë “Javën e filmit shqiptar” që nis më 8 të këtij muaji. Ekrani në kinoklubin “Miqësia e Popujve” në Universitetin e Moskës ku studiojnë dhe shumica e studenteve shqiptarë, do të jetë nikoqir i filmave artistikë dhe dokumentarë. “Javae filmit shqiptar” hapet me dokumentarin dhjetë minutash “Shqipëria turistike” i cili do të reprizohet disa herë.

Ai do t’i lërë vend filmit “Skënderbeu”, një bashkëprodhim i njohur shqiptaro-rus.

“Dashuri në kohë diktaturash” një rrëfim për martesat shqiptaro-ruse i realizuar nga Genta Popa më 2009, “klasiku” “Nëntori i Dyte”, i vitit 1982 “Parullat”, i Gjergj Xhuvani, “Kolonel Bunkeri” i Kujtim Çashkut, “Gjeneral Gramafoni” i Viktor Gjikës janë disa nga filmat që do të udhëtojnë për në rusi. Në “Java e filmit shqiptar” do të zërë vend dhe filmi “Trishtimi i zonjës Schneider” i Eno e Piro Milkanit, përderisa “Shqiptari” i Johannes Naberit do ta përmbyllë atë.