Kultura

Filmi ‘Babai’ nominohet edhe në Gjermani

Ky film, i cili është me regji të Visar Morinës është nominuar nga Shoqata e Kritikëve të Filmit gjerman

Filmi kosovar ‘Babai’ po vazhdon sukseset në kinematografinë botërore. Ky film, i cili është me regji të Visar Morinës është nominuar nga Shoqata e Kritikëve të Filmit gjerman, raporton albinfo.ch.

Filmi është në garë për kategorinë e filmit më të mirë debutant. Ky çmim dhe çmimet tjera për të arriturat në filmin gjerman gjatë vitit të kaluar do të ndahen nga kjo Shoqatë më 13 shkurt.

Ky film u shfaq në shumë festivale prestigjioze në botë dhe ishte edhe propozimi i Kosovës në Akademinë Oscars, për kategorinë e filmave në gjuhë të huaj, që ishte një sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm për këtë film dhe ata që e realizuan, por për tërë Kosovën.

Babai

Filmi “Babai” flet për Norin (Val Maloku), një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.

Vështirësitë janë të shumta dhe sfidat për djaloshin kosovar ishin të shumta, megjithatë marrëdhëniet babë-bir ndërtohen si kurrë më parë.

Visar Morina babai