Kultura

Filmi ‘Burek und Späzli’ me aktorë shqiptarë, zviceranë e italianë

Ky do të jetë një film i metrazhit të gjatë dhe i takon zhanrit komedi. Derisa pjesë e këtij projekti janë aktorët shqiptarë, zviceranë dhe italianë

 

Një projekt filmik shumë interesant pritet të zhvillohet në mes Zvicrës dhe Kosovës.

Producenti i njohur nga Zvicra, Michael Flume, i cili është i njohur edhe në Hollywood, në bashkëpunim me organizatorët e festivalit SWIKOS, që mbahet në Zvicër, vjen në Kosovë, për të hapur audicion për projektin më të ri ‘Burek und Späzli’, të cilin do ta xhirojë në Zvicër dhe Kosovë, bën të ditur ‘KultPlus’.

Ky do të jetë një film i metrazhit të gjatë dhe i takon zhanrit komedi. Derisa pjesë e këtij projekti janë aktorët shqiptarë, zviceranë dhe italianë, përcjell albinfo.ch.

Aiç bëhet e ditur audicioni mbahet të hënën (16 janar) nga ora 16:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Salla A. Rolet e kërkuara në Kosovë janë: Nora 15 deri 18 vjeçare, Endriti 23-33, Berati 30-40, Mërgimi 40-44, Ganja 40-50, Shabani 60-70 dhe Hamidja 60-70.

Gjithashtu kërkohen edhe dy personazhe të cilët njohin gjuhën italiane. Një djalë i moshës 30-40 dhe një vajzë e moshës 25-35.