Kultura

Filmi horror, me më së shumti fitime në SHBA

Pritet që filmi "It" të arrijë në total 270 milionë dollarë fitime të dielën, ndërsa ka pasur një buxhet prej 35 milionë dollarësh

Filmi horror më fitimprurës i historisë në SHBA, deri tash është “The Exorcist”,  i realizuar në vitin 1973. Por këtë vend duket se tash seriozisht po ja rrezikon filmi i ri “It”.

Sipas “Deadline”, në fund të javës përshtatja për kinema e romanit të Stephen King do të zërë vendin e parë në kategorinë horror. “The Exorcist” grumbulloi 232.9 milionë dollarë, ndërkohë që aktualisht “It” është në 228.4 milionë dollarë. Pritet që ky film të arrijë në total 270 milionë dollarë fitime të dielën, ndërsa ka pasur një buxhet prej 35 milionë dollarësh.

https://www.youtube.com/watch?v=7no56Zw1e20