Kultura

Filmi kosovar “Home” fiton çmim në ‘BAFTA’

“Home” ka fituar çmimin si filmi më i mirë në kategorinë “Filmi më i mirë i Shkurtër Britanik” në mbrëmjen e ceremonisë të organizuar nga Akademia Britanike e Filmit dhe e Arteve Televizive

Bashkëproduksioni kosovaro-britanik “Home” ka fituar çmimin si më i mirë në kategorinë “Filmi më i mirë i Shkurtër Britanik” në mbrëmjen e ceremonisë të organizuar nga Akademia Britanike e Filmit dhe e Arteve Televizive (BAFTA), shkruan albinfo.ch.

 

Producenti i filmit, Shpat Deda, është shprehur i lumtur pasi mori çmimin për Filmin më të mirë i Shkurtër Britanik, përmes një postimi në “Facebook”.

 

“Pa tekst! Ky çmim po vjen #Home (Në shtëpi)!!! Urime të gjithëve të përfshirë në Kosovë dhe Britani të Madhe! #Bafta2017 #Britishshortfilm #Win”, ka shkruar Deda.

 

Ky film ishte nominuar edhe për “European Film Award”, kurse ka pasur edhe sukses tjera në skenën evropiane.