Kultura

Filmi kosovar ‘Rooftop Story’, premierë në Montreal World Film Festival

Autorë të skenarit janë Gazmend Nela dhe Arian Krasniqi ndërsa i regjisë, Gazmend Nela. Në rolet kryesore luajnë: Xhevdet Doda, Mona Mustafa dhe Art Lokaj

Qendra Kinematografike e Kosovës njofton se filmi ‘Rooftop Story’ do të ketë premierën botërore në edicionin e 41-të të festivalit të kategorisë ‘A’ në  Montreal World Film Festival në Kanada.

Autorë të skenarit janë Gazmend Nela dhe Arian Krasniqi ndërsa i regjisë, Gazmend Nela. Në rolet kryesore luajnë: Xhevdet Doda, Mona Mustafa dhe Art Lokaj.

‘Rooftop Story’ është dramë e cila flet për humbje dhe pendim, transmeton alninfo.ch. Festivali fillon me 24 gusht dhe zgjat deri me 4 shtator 2017 dhe filmi do të shfaqet në kategorinë ‘Focus on World Cinema’.