Kultura

Filmi i parë horror shqiptar

Filmi i parë horror shqiptar ka filluar të shfaqet në Shqipëri. Ky film është i regjisorit australian Steven Kastrissios. “Bloodlands” vjen në kinema që prej së premtes, nën interpretimin e Gëzim Rudit, Ilire Vincas, Suela Bakos e të tjerë, raporton “tch”.

“‘Bloodlands’ nuk eksploron hakmarrjen në vetvete, pavarësisht se e përdor atë. Është një film rreth familjes dhe traditës”, është shprehur regjisori Steven Kastrissios, përcjell albinfo.ch.

Një vajzë mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Izolohet në mal edhe shndërrohet në një shtrigë të vërtetë, e cila mbledh rreth vetës një grup njerëzish, të cilët njëlloj si asaj shoqëria ua ka kthyer shpinën. Edhe më herët regjisori është shprehur rreth dhunës.

Ky film i ka dhënë aktores Suela Bako, në rolin e Shpresës çmimin e aktores më të mirë në “Nashville Film Festival”.

Përveç kësaj dhe origjinalitetit të filmit, regjisori ka një ftesë për publikun. “Produksioni i këtij filmi është i ndryshëm nga çdo film tjetër në Shqipëri. Postproduksionin e kemi bërë në Australi për dy vite dhe duhet t’i shohësh këta artistë të Shqipërisë në ekranin e madh të kinemasë. Me një aktrim për të cilin reagimi ka qenë se është puna me e mirë e tyre ndonjëherë”, thotë ai.