Fun
Finlanda, paga pa punuar
Finlanda është vendi i parë në Evropë, në cilin në kuadër të një eksperimenti social, të papunët do të marrin të ardhura bazë mujore prej 560 eurosh për të reduktuar burokracinë, varfërinë dhe papunësinë.
Olli Kangas nga agjencia finlandeze, e cila është përgjegjëse për çështjet sociale në vend, tha se nga 1 janari fillon periudha testuese në kohëzgjatje prej 2 vjetësh që përfshin 2000 qytetarë të zgjedhur rastësisht, të cilët do të marrin kompensim për papunësi, përcjell albinfo.ch.
Ata do të marrin 560 euro në muaj dhe nuk do të duhet të raportojnë se si do t’i shpenzojnë paratë, shkruan AP, përcjell albinfo.ch.
Kjo shumë do të zbritet nga të ardhurat e tjera.
Në Finlandë, të ardhurat mesatare në sektorin privat sillen deri 3.500 euro në muaj, sipas të dhënave zyrtare.
Për ndryshe, shkalla e papunësisë në Finlandë, në një vend me 5.5 milionë banorë, vitin e kaluar qëndroi në 8.1%, që do të thotë se 213,000 njerëz janë pa punë.
Paratë do të ndahen nga Zyra finlandeze e mirëqenies sociale, e njohur atje si “Qala”. Paga mesatare është rreth 3,400 euro, që do të thotë shpenzimet për të jetuar janë dukshëm më të larta.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën