Futboll

Fiorentina pas Arbër Zenelit

Skuadra italiane është e gatshme të paguajë deri në pesë milionë euro për futbollistin nga Kosova

Numri i futbollistëve po rritet në ligat elitare. Tashmë një tjetër futbollist shqiptar mund të luajë në Serie A. Bëhet fjalë për Arbër Zenelin, sulmuesin e Heerenveenit në kampionatin holandez, i cili synohet nga Fiorentina, përcjell albinfo.ch.

Futbollisti nga Kosova pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës vjollcë, që duhet të paguajnë nga 4 deri 5 milionë euro për kartonit e tij.

Paratë që duhen për të blerë futbollistin e Kosovës ekipi italian pret t’i sigurojë nga shitja e Ante Rebiq.

Sulmuesi kroat më parë ka luajtur për Fiorentinën para se të jepej në formë huazimi te Eintracht Frankfurti e më pas të blihej nga klubi gjerman, por skuadra vjollcë ka ruajtur një përqindje të kartonit (30%).

Eintrachti mund të përfitojë deri 50 milionë euro nga shitja e kroatit, që do të thotë se në arkat e Fiorentinës mund të shkojnë gati 17 milionë euro.