Shkurt.ch

Fitoi 18 milionë franga në lotarinë zvicerane

Dikush me fat nga Zvicra perëndimore ka kapur çmimin e parë në “Swiss Loto” të shtunën. Sipas “Swisslos”, njeriu me fat ka fituar saktëisht CHF 18’025’713.25, shkruan albinfo.ch.

Personi me fat qëlloi gjashtë numrat dhe numrin e fatit në lotarinë zvicerane të shtunën në mbrëmje. Numrat e saktë ishin 9, 12, 14, 27, 31 dhe 32. Numri me fat ishte i katërti.

Jackpot i ardhshëm mbetet 1.5 milion franga.