Shkurt.ch

Fiton 20 milionë franga në loto

Fituesi ose fituesja janë nga Zvicra gjermane ose nga Ticino. Shuma e saktë e fituar është 19 milionë franga, 705.765 franga dhe 10 centë

 

Personi që ka kryqëzuar numrat 2, 8, 15, 16, 30 dhe 36 në biletën e lotarisë së Zvicrës ka fituar 20 milionë franga. Tërheqja e fituesit (ende të panjohur) është bërë në mbrëmjen e të mërkurës.

Ajo që dihet është se fituesi ose fituesja janë nga Zvicra gjermane ose nga Ticino. Shuma e saktë të cilën e ka fituar ajo ose ai është 19 milionë franga, 705.765 franga dhe 10 centë.

Numrat fitues ishin pra 2,8, 15, 16, 30 dhe 36 ndërsa numri i fatit ishte 3 dhe numri i përsëritur (replay) ishte 2.

Në jackpot për tërheqjen e ardhshme janë 1.5 milion franga.