Sport

Fiton Zvicra me golat e Shaqirit e Xhakës

Granit Xhaka realizoi në minutën e 36-të, një super gol i tij dhe një aksion shumë i bukur i Zvicrës, kurse në minutën e 59-të, Shaqiri realizoi për 2:0, gjithashtu një gol të bukur

Përfaqësuesja e Zvicrës ka vazhduar serinë pozitive, duke arritur fitoren e shtatë radhazi në të gjitha garat, shkruan albinfo.ch.

Zvicra mundi si mysafire Ishujt Faroe 2:0, me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Kjo ishte fitorja e gjashtë e Zvicrës në grupin e saj kualifikues, duke ruajtur vendin e parë, kurse në vendin e dytë është Portugalia.

Pesë futbollistët shqiptarë e nisën ndeshjen nga fillimi. Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili ishin titullarë për Zvicrën.

Granit Xhaka realizoi në minutën e 36-të, një super gol i tij dhe një aksion shumë i bukur i Zvicrës, kurse në minutën e 59-të, Shaqiri realizoi për 2:0, gjithashtu një gol të bukur.