Sport

Fiton Zvicra, shënon Xhaka, asiston Shaqiri

Xhaka dhe Shaqiri kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, duke lënë gjurmë në këtë përballje

Zvicra ka shënuar fitoren e nëntë radhazi në kualifikime nga nëntë ndeshje të zhvilluara deri më tani, shkruan albinfo.ch.

Helvetikët kanë ruajtur rekordin 100 %, derisa në ndeshjen e fundit kanë mundur Hungarinë në shtëpi me rezultat të thellë 5:2.

Golin e parë në këtë përballje e ka realizuar mesfushori shqiptar, Granit Xhaka në minutën e 18-të, duke shfrytëzuar gabimin e portierit kundërshtar. Frei realizoi për 2:0, derisa Zuber realizoi në minutën e 43-të për 3:0, ku ka asistuar futbollisti tjetër shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Xhaka dhe Shaqiri kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, duke lënë gjurmë në këtë përballje.

Në pjesën e dytë Zuber dhe Lichtsteiner shënuan për Zvicrën, ku sërish në golin e fundit të shënuar nga kapiteni asistoi Shaqiri, derisa Guzmics dhe Ugrai realizuan për Hungarinë.

Ndërkohë, edhe Portugalia ka mundur Andorrën 2:0 dhe tashmë përballja e ardhshme do të jetë vendimtare se kush do të kualifikohet direkt në Botëror e kush do të mbetet në barazh.