Sport

Fitore e lehtë e Gjergjajt ndaj hungarezit Csala

Kësaj here grushtet e Arnoldit nuk tundën kokën e hungarezit aq sa ta shohim atë në KO, por mjaftuan për të bindur të tre gjyqtarët që pikët t’ia ndajnë atij

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

 

Mbrëmë, më 27 shkurt Gjergjaj shënoi fitorën e 27 të karrierës së tij në boksin profesionst. “Kobra” mundi me pikë në Bazel të Zvicrës, boksierin hungarez, Zoltan Csala. Me këtë fitore, Gjergjaj i afrohet edhe më shumë cakut të tij për të kërkuar titullin e kampionit botëror.

„Gjatë verës na pret një ndeshje e madhe e boksit”, kështu deklaroi për albinfo.ch, kampioni shqiptaro-zviceran, Arnold Gjergjaj, pas fitorës bindëse ndaj hungarezit, Csala.

Emrin e kundërshtarit ai nuk mund ta thotë, por premton se do të jetë një emër i madh i boksit profesionist. “Janë dy-tre boksierë me të cilët jemi në diskutime, por njëherë nuk mund t’ua them emrat”.

Kobra beson fuqishëm se këtë vit do të ngritet në top listën e 15 boksierëve më të mirë në botë. Aktualisht ai mban titullin e boksierit më të mirë europian në versionin EBU EE

„E keni parë sa grushtat i ka marrë ai hungarezi, të gjitha raundet i ka fituar Arnoldi dhe kjo tani i hap rrugën atij për një kundërshtar dhe një luftë të madhe”. Jo më larg se gjatë këtij viti, trajneri i Arnoldit, Angelo Gallina, premton që do të sjellë në Zvicër një boksier të kalibrit të lartë.

„Për mua meçi nuk ka qenë i vështirë, kam qenë mirë i përgatitur dhe gjithmonë i kujdesshëm, të gjitha tetë raundet i kam fituar me meritë”, thotë Gjergjaj

Me meritë dhe jo më shumë se tetë raunde ai i ka fituar thuajse të gjitha 27 luftërat në karrierën e boksit profesionsit. Në fakt ky duel ishte paraparë të zhvillohej në tetë raunde. Por, historia e boksierit shqiptar me origjinë nga Gjakova, tregon se ai vetëm njëherë në karrierën e tij profesioniste ka boksuar me shumë se tetë raunde. Dhe atë në luftën e tij të parafundit për titull të kampionit Europian, kundër boshnjakut Rexhoviç, të cilin e rrëzoi rëndë në raundën e nëntë. Duelet tjera ai i ka përfunduar kryesisht me KO në mes të raundit të dytë dhe pestë.

Kësaj here grushtet e Arnoldit nuk tundën kokën e hungarezit aq sa ta shohim atë në KO, por mjaftuan për të bindur të tre gjyqtarët që pikët t’ia ndajnë atij. Nuk duhet harruar se ai tashme bokson në një tjetër nivel, u shpreh trajneri i tij Angelo Gallina. „Mjafton fitorja”, tha ai me një fytyrë të gëzuar.

Krenarë dhe të gëzuar me fitoren e boksierit shqiptar u paraqitën edhe dy ambasadorët shqiptarë në Zvicër, Naim Malajn dhe Ilir Gjonin. Ata kishin ardhur enkas për ta mbështetur nga afër boksierin shqiptar.

„Fitorja e Arnoldit, është kënaqësia jonë e kësaj mbrëmje”, u shpreh ambasadori i Kosovës, Naim Malaj, që ishte ngjitur në ring për t’ia uruar fitoren boksierit shqiptar.

„Jam i lumtur që kjo ndeshje e rëndë dhe ndoshta edhe e ekuilibruar, u përmbyll me një fitore të Arnoldit”, vlerësoi ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj.

I pyetur nga albinfo.ch rreth emocioneve që i ka dhënë kjo ndeshje boksi, ambasadori u shpreh: Çdo ndeshje ka emocionet e veta, por boksi është një sport luftarak, kështu që është pak më emocionues e më i vështirë edhe për publikun.

Pas kaq titujsh, Gjergjaj bëhet edhe me pasaportën zvicerane!

Një lajm të gëzueshëm për Gjergjajn, pak para meçit, e dha kryetari i komunës Pratteln, Beat Stingelin, i cili e bëri publik lajmin se prej të ditës së hënë, Arnoldit do ti jepet pasaporta zvicerane.