Sport

Fitore e madhe e Baselit, super gol nga Xhaka

Baseli ka shënuar fitore të madhe në grupet e Ligës së Kampionëve, duke mundur CSKA Moskën në udhëtim me rezultat 2:0, shkruan albinfo.ch.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi mesfushori kuqezi, Taulant Xhaka. Mesfushori shqiptar shënoi një super gol në minutën e 29-të, duke kaluar kampionët e Zvicrës në epërsi.

Golin e dytë e shënoi Oberlin në minutën e 90-të.

Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti e nisën ndeshjen nga fillimi, ku Ajeti luajti deri në minutën e 61-të.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 50-të, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Kjo ishte fitorja e dytë e Baselit në grupe, duke grumbulluar gjashtë pikë, derisa në ndeshjen e ardhshme e pret CSKA Moskën, takim që do të zhvillohet pas dy javësh.

https://www.dailymotion.com/video/x655p28