Sport

Fitore historike e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës ka mundur Norvegjinë U-21 me rezultat 3:2

Kosova U-21 ka shënuar fitoren e parë zyrtare në fushë. Përfaqësuesja e Kosovës ka mundur Norvegjinë U-21, shkruan albinfo.ch.

Ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë ishte jashtëzakonisht interesante, dramatike dhe me shumë kthesa.

Fillimisht norvegjezët e nisën më mirë duke udhëhequr 2:0, por në fund të pjesës së parë, Bytyqi dhe Hashani kanë shënuar për 2:2. Në pjesën e dytë norvegjezët e kërkonin golin e fitores, por këtë e gjeti Kosova me anë të Enis Bytyqit në minutën e 87-të.

Kosova ka gjashtë pikë në grupin e saj dhe momentalisht udhëheq grupin. Kosova në takimin e parë ndaj Norvegjisë kishte humbur me rezultat 5:0, por pasi Norvegjia kishte aktivizuar një lojtar pa të drejt, fitorja në tavolinë 3:0 iu dha Kosovës.