Jeta në Zvicër

Fituesi i 157 milionë frangave paraqitet pas një muaji

Asnjëherë nuk kishte fituar një shumë të tillë deri më tani. Rekordi i mëparshëm ishte në vitin 2013 me 115 milionë franga. Në vitin 2011 një lojtar nga kantoni i Cyrihut kishte fituar pothuajse 84 franga, kurse dy vjet më vonë, kishte fituar një tjetër 75.6 milionë franga

Më 19 dhjetor 2017, një lojtar i lotarisë “EuroMillions” fitoi 157 milionë franga. Djaloshi me fat është paraqitur pas gati një muaji, shkruan ‘Blick’.

Tani djaloshi me fat ka marrë më në fund paratë e tij, që i kishte fituar, derisa nuk janë bërë të ditura shumë detaje të fituesit, kurse ka kërkuar të mbetet anonim, përcjell albinfo.ch.

Asnjëherë nuk kishte fituar një shumë të tillë deri më tani. Rekordi i mëparshëm ishte në vitin 2013 me 115 milionë franga. Në vitin 2011 një lojtar nga kantoni i Cyrihut kishte fituar pothuajse 84 franga, kurse dy vjet më vonë, kishte fituar një tjetër 75.6 milionë franga.

Megjithatë, nëse djaloshi vjen nga kantoni i Cyrihut, atëherë edhe zyra e taksave kantonale Cyrih do të jetë shumë e lumtur. Autoritetet tatimore në kantonin e Cyrihut do të ‘rrëmbejnë’ 45 milionë franga, apo gati 1/3 e shumës.

Megjithatë, jo të gjitha kantonet kanë ligjet e njëjta, pasi në disa kantone tjera, do të duhej të paguante shumë më pak tatim. Për shembull, në kantonin e Schwyz ose Obwalden.