Sport

Flamujt shqiptarë në stërvitjet e kombëtares zvicerane

Nesër, fansat e kombëtares zvicerane do të kenë rastin të shohin në Bernë edhe yllin më të madh të futbollit botëror të të sotmes, Messin

Flamujt shqiptarë dhe ata të klubit italian, Napoli, mund të shiheshin në tribunat e stadiumit Neufeldstadion të Bernës dje pasdite. Sigurisht, adhuruesit e Shaqirit, Behramit, Xhakës, Xhemailit e Mehmedit po bënin punën e tyre…

Lojtarët e kombëtares zvicerane, nën drejtimin e trajnerit Hitzfeld po i bënin stërvitjet e tyre në prag të ndeshjes së nesërme kundër kombëtares së Argjentinës, shkruan blick.ch. Në stërvitje kanë qenë edhe lojtarët e përmendur shqiptarë.

Ndeshja testuese kundër Argjentinës luhet të mërkurën duke filluar nga ora 20.30 në Stade de Suisse Wankdorf. Atëherë, fansat e kombëtares zvicerane do të kenë rastin të shohin edhe yllin më të madh të futbollit botëror të të sotmes, Messin. Ndërsa me të dhe me argjentinasit tjerë do t`i matin forcat lojtarët e përfaqësueses së Zvicrës.