Të tjera
Flet 50 gjuhë, 25 sosh rrjedhshëm, është britanik jeton në Maqedoni
Përveç dijes interesante që posedon ai, po aq interesante është edhe historia e tij. Gjuhën e zemrës e ka gjetur në Maqedoni!
Mirëdita, I speak beaucoup de lingue completamente flytande – verstaan haar? E kuptuat këtë? Sipas gjithë gjasave jo. Turp, se pikërisht këtë synim ka gjuha: kuptimin. Unë kuptohem ose merrem vesht me shumë njerëz. Grekët do thoshin: Unë jam polyglot. Jam 41 vjeç, i lindur si britanez dhe flas 50 gjuhë, 25 sosh rrjedhshëm.
RICHARD SIMCOTT
41, jeton në Maqedoni dhe punon në një agjensi reklamash.
Prej në moshën 3 vjeçare ai ka filluar të eksperimentojë me dialektet. Dialektin gjerman të Zvicrës (Schwyzerdütsch) i është dukur tepër komik. Në moshën pesë vjeçare mësoi gjuhën frenge, më pas spanjollishten dhe uelsishten. Prindërit e tij flasin vetëm një gjuhë.
Në moshën 18 vjeçare shkoi në Pragë, normalisht për të studiuar gjuhët. Më pas shkoi në Islandë dhe më vonë në Spanjë, Greqi dhe Turqi. Në Sarajevë ka qëndruar disa vjet për të punuar për ambasadën britanike. Nga çdo vend ka marrë si dhuratë edhe gjuhën. “Si i huaj në Barcelonë, kur flasësh spanjollisht, ata të dhurojnë vëmendje, kur ti flasësh katalonjisht, ata ta dhurojnë zemrën,” thotë ai.
Zemrën time e kam humbur në Maqedoni, ku kam njohur gruan time. Vajza ime flet ndërkohë gjashtë gjuhë, më me dashuri gjuhën frenge dhe gjermanishten. Mua më pëlqen veçanërisht gjermanishtja e fëmijëve. “Matschepampe machen” – këtë e dëgjoj përzemërsisht!
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në këtë shtet Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut