Sport

Florian Kamberi ndër më të mirët në “Blue Stars/ FIFA Youth Cup 2015”

Në turneun futbollistik “Blue Stars/FIFA Youth Cup 2015” që u mbajt për dy ditë më radhë në Zvicër, ka shkëlqyer lojtari i Grasshopperit,Florian Kamberi.

 

Në këtë turne morën pjesë shumë ekipe të njohura evropiane të grup moshës U21. I riu nga Peja i cili jeton në Zvicër ka qenë një nga lojtarët më të mirë të këtij turneu. Falë lojës dhe golave të Florianit, ekipi i  Grasshopperit arriti të gjendet në mesin e pesë ekipeve më të mira. Pavarësisht humbjes së Graschoperit nga Feyenoordi, Kamberi arriti të realizoj një gol dhe të bëj një asistim.

 

Loja e bukur që Kamberi ka zhvilluar gjatë këtij turneu, ka bërë që në adresë të tij të vijnë oferta nga ekipet e mëdha të klubeve evropiane si: “Aston Villa”, “Schalke” “Werder Bremen” e të tjera .

 

Edhe njohësit  e ndryshëm e kanë vlerësuar talentin e Florianit duke e quajtur si një futbollist më tipare tipike sulmuese.

 

Floriani në vitin 2014 ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me ekipin e Graschopperit, por ende është duke e pritur dritën e gjelbër  për të luajtur elitën e futbollit zviceran.