Sport

Florian Kamberi, nga më të mirët në turneun “Blue Stars/ FIFA Youth Cup 2015”

Në turneun futbollistik “Blue Stars/FIFA Youth Cup 2015” që u mbajt për dy ditë me radhë në Zvicër, ka shkëlqyer lojtari i Grasshopperit,Florian Kamberi.

Në këtë turne morën pjesë shumë ekipe të njohura evropiane të grupmoshës U21. I riu nga Peja, i cili jeton në Zvicër, ka qenë një nga lojtarët më të mirë të këtij turneu. Falë lojës dhe golave të Florianit, ekipi i Grasshopperit arriti të gjendet në mesin e pesë ekipeve më të mira. Pavarësisht humbjes së Graschoperit nga Feyenoordi, Kamberi arriti të realizojë një gol dhe të bëjë një asistim.

Loja e bukur që Kamberi ka zhvilluar gjatë këtij turneu ka bërë që në adresë të tij të vijnë oferta nga ekipet e mëdha të klubeve evropiane, si: Aston Villa, Schalke, Werder Bremen, e të tjera.

Edhe njohësit e ndryshëm e kanë vlerësuar talentin e Florianit, duke e quajtur si një futbollist me tipare tipike sulmuese.

Floriani në vitin 2014 ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me ekipin e Graschopperit, por ende është duke e pritur dritën e gjelbër për të luajtur në elitën e futbollit zviceran.