Sport

Florijana Ismaili me golin e vitit

Goli i saj ishte ndër të tre të përzgjedhurit për golin më të mirë të vitit dhe futbollistja shqiptare ka fituar më së shumti gola

Futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin zviceran, shkruan albinfo.ch.

Goli i saj ishte ndër të tre të përzgjedhurit për golin më të mirë të vitit dhe futbollistja shqiptare ka fituar më së shumti gola.

“Goli i sezonit 2016-2017. Goli i mrekullueshëm i Florijana Ismailit ka marrë më së shumti ‘like’ në votime online dhe ka fituar çminin “Goli më i mirë i sezonit”. Urime”, shkruhet në njoftimin e Federatës Zvicerane të Futbollit.