CH-Ballkani

Fluturime direkte nga Prishtina në Finlandë e Suedi

 

Bashkatdhetarët që jetojnë në Finlandë e Suedi, tashmë kanë mundësi që të udhëtojnë më lehtë për në Kosovë, pasi janë lëshuar linjat e fluturimit direkt, raporton albinfo.ch.

Tashmë është përuruar fluturimi i parë Helsinki-Prishtinë-Helsinki i kompanisë ajrore “Norwegian Air”. Mësohet se kjo linjë do të jetë gjatë gjithë sezonit.

Gjithashtu është lëshuar edhe një linjë e re. Linja Goteburg-Prishtinë-Goteburg do të shërbehet po ashtu nga “Norwegian Air” dhe do të operohet me frekuencë prej një herë në javë gjatë gjithë sezonës së lartë verore.

Fluturimet janë planifikuar të realizohen me aeroplanë të tipit Boeing 737-800, me kapacitet prej 186 ulësesh.

Kjo kompani fluturon në më shumë se 140 destinacione në botë dhe është e pranishme në Prishtinë për shumë vite me shërbime ajrore në disa destinacione.