Fun

Fluturimi 14.500 km, 17.5 orë, pa ndërprerë, nga Londra në Australi

Fluturimi më i gjatë në botë do të arrihet javën e ardhshme. Avionët janë planifikuar të fillojnë fluturimin nga Australia, për 17.5 orë dhe 14.500 kilometra për në Londër, njoftuan mediat australiane sot.

Fluturimet e para mund të fillojnë për Krishtlindjet 2017, ndërsa linja ajrore Qantas do të përdorë avionët 787 Dreamliner.
Sipas gazetës “Western Australian”, Londra është vetëm destinacioni i parë. Qytetet evropiane, si Paris, Frankfurti dhe Roma mund të vijnë më pas në programin e Qantas.

Deri më sot distanca rekord ishte ajo 14,200 kilometra e gjatë nga Dubai në Auckland, e cila ishte realizuar në mars 2016 deri me flotën Emirates Airbus. Ky fluturim zgjati 16 orë e 35 minuta. Para kësaj, Qantas ka mbajtur rekordin pa ndalesë: rruga 13,800 kilometrash nga Dallas në Sidnei për 17 orë.