Kosova
Fondacioni gjerman, marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Kosovë
Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu, tha se jemi falënderues kontributin e dhënë në mbështetje të proceseve pozitive në shtetndërtimin e vendit tonë nga ana e Qeverisë Gjermane
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung nënshkruajn marrëveshje bashkëpunimi.
Z.Frank Hentke shprehu zotimin e tij në emër të këtij Fondacioni reputativ që do të bëjë ç’mos në avancimin e partneritetit me akteret vendor me të vetmin qëllim që të krijohet një qëndrueshmëri ekonomike e bazuar në sundim të rendit dhe ligjit, të drejtave të njeriut, mbrojtjen e interesave të grave në punë, rol më aktiv i Këshillit Ekonomik Social dhe gjithnjë një qasje të veçant edukimit në forma më të avancuara e në veçanti atij dual dhe profesional që është model i dëshmuar për të plotësuar nevojat e tregut të punës në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.
Nga ana tjetër kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu, tha se jemi falënderues kontributin e dhënë në mbështetje të proceseve pozitive në shtetndërtimin e vendit tonë nga ana e Qeverisë Gjermane dhe këtë bashkëpunim dëshirojmë ta avancojmë edhe më shumë përmes partneritetit me Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung.
Përvojat e Gjermanisë në proceset integruese, në stabilitet social, ambientalizëm, edukim, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut përmes demokratizimit të shoqërisë edhe shumë fusha të tjera janë mu ato që i duhen Kosovës dhe ardhmërisë së saj. Prandaj ky memorandum i bashkëpunimit do të jetë edhe një obligim shtesë që me një dialog dhe partneritet konstruktiv të arrijmë implementimin e këtyre objektivave në një dinamik kohore sa më të shpejtë, theksoi Gërxhaliu.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë Vjedhjet e biçikletave në Gjenevë janë në rritje dhe shumë rrallë zgjidhen. Me më shumë biçikleta...
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të