Autotech

Ford do të investojë 11 miliardë dollarë në veturat elektrike

Ford thotë se do të investojë 11 miliardë dollarë në veturat elektrike në pesë vjetët e ardhshme.

Shefi Bill Ford ka thënë se prodhuesi do të ketë 40 modele hibride dhe elektrike në linjat e veta deri më 2022.

Ky vendim vjen pasi shtetet amerikane kanë nisur të shtojnë presionin që auto-kompanitë të heqin dorë nga prodhimi i veturave me djegie, transmeton Albinfo.ch.

General Motors, Toyota dhe Volkswagen tashmë kanë shprehur ambiciet e tyre për të ardhmen në tregun e veturave elektrike.

Duke folur në “Detroid Auto Show”, Ford ka thënë se do të fokusohet në elektrifikimin e modeleve aktuale të kompanisë.