Autotech

Ford thotë se vozitja e veturës sportive është më e mirë se puthja

Sipas rezultateve të hulumtimit, ngasja e një veture sportive është më emocionale se përkrahja e një ekipi futbolli apo edhe të një puthjeje me të dashurin

Fordi ka besim se vozitja e një veture sportive është mënyra më e mirë për t’i sjellë vetes argëtim.

Kjo në bazë të një studimi të kompanisë, të sjellë në jetë me ndihmën e ‘Ford Performance Buzz Car’.

Kjo është një veturë e ndryshuar Focus RS me teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Sipas rezultateve të hulumtimit, ngasja e një veture sportive është më emocionale se përkrahja e një ekipi futbolli, shikimi i një episodi të “Game of Thrones” apo edhe të një puthjeje me të dashurin.

“Ne mendojmë që vozitja duhet të jetë përvojë argëtuese dhe emocionale”, thotë Marcel Mathissen, shkencëtar hulumtues në Ford Europe.

https://www.youtube.com/watch?v=AFpt6jziFsU