Kultura

Fotografi amerikan ekspozitë me fotot nga Kosova

Gregg Boyer këto fotografi i kishte bërë gjatë vizitave në shpeshta në Kosovë

Fotografi amerikan nga Quincy, Illinois, Gregg Boyer, ka bërë të ditur se e ka hapur ekspozitën me fotografitë që i kishte bërë në Kosovë, shkruan ‘whig.com’.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 24 shkurt, derisa fotografitë i ka ekspozuar në kolegjin “John Wood Community College”. Ekspozita është hapur në “Heath Center Art Gallery”, në kampusin Quincy, përcjell albinfo.ch.

Siç thotë edhe ai, këto fotografi i kishte bërë gjatë vizitave në shpeshta në Kosovë. Ai ka përshkruar se si ky vend Ballkanik më herët ishte në luftë, derisa tani njerëzit po bëjnë përpjekje të madhe për të mbijetuar.

“Është kënaqësi të shohësh se çfarë ka ndodhur, dhe ata kanë përjetuar aq gjëra të rënda, me luftën që kishte përfunduar më 1999. Ne bëmë shumë gjëra për t’i ndihmuar ata. Ndërtuam shtëpi, strehimore, e shumë shkolla, kishte projekte të shumta”, ka thënë Boyer.