Samedi 01 Novembre 2014, 12:25
S'abonner à Syndiquer
download
Ekskluzive

« Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë boshti i ekonomisë »

25.01.2013 - 08:39
Ndihma zvicerane dhe austriake ndihmojnë hartimin e projektit për zhvillimin e mdërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë

NVM-të përbëjnë rreth 43 për qind të GDP-së së Kosovës dhe punësojnë deri në 220 mijë punëtorë apo rreth 80 për qind të sektorit privat”

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) janë boshti i ekonomisë, prandaj duhet të mbështetën në mënyrë që shteti të zhvillohet nëpërmjet këtyre baseneve. Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

Këto komente ajo i bëri në prezantimin e projektit “Programi për promovimin e NVM-ve në Kosovë”, që u hartua nga Ministria e Tregtisë e Kosovës e bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) si dhe Agjencia Zvicerane për bashkëpunimi dhe Zhvillim (DEZA-DDC).

Ministria e Tregtisë  organizoi takim me akterë të sektorit privat me qëllim të prezantimit të projektit.

''Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e sfidave të evidentuara me të cilat po ballafaqohet sektori privat, siç janë qasja në financa dhe qasja në shërbime profesionale këshillimore. Kjo është mbështetje e drejtpërdrejtë e bizneseve", theksoi ajo.

Një prej problematikave më të theksuara tek bizneset e vogla, sipas saj, është kredibiliteti i bizneseve që sapo kanë filluar, apo ato të voglat që do të rriten tek sektori bankar, për të rritur financimin e tyre dhe për të rritur veprimtarinë e tyre.

"Vlerësojmë se me këtë projekt drejtpërdrejtë e targetojmë një pikë e cila është problematike, por e cila në të njëjtën kohë prej një sfide do të kthehet në një mundësi, që bizneset të rriten dhe sektori privat me të vërtetë të jetë bosht i zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha ajo.

Ndërsa Christian Geosits, përfaqësuesi i agjencisë austriake për zhvillim,  tha se një nga arsyet kryesore që ata ka përkrahur këtë projekt, është rëndësia e NVM-ve për ekonominë e Kosovës. Sipas tij, Kosova ka potencial për zhvillim dhe forcim të NVM-ve dhe se ky projekt, ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm dhe konkurrent të NVM-ve.

“NVM-të janë kurrizi i ekonomisë. Mbështetja e krijimit të agjencive që mund ta mbështesin zhvillimin e këtij sektori të ekonomisë, është mbështetja më fundamentale për zhvillimin ekonomik", tha ai.

NVM-të, sipas tij, përbëjnë rreth 43 për qind të GDP-së së Kosovës dhe punësojnë deri në 220 mijë punëtorë apo rreth 80 për qind të sektorit privat.

"Me mbështetjen tonë, MTI edhe më tej do të përmirësojë shërbimet ndaj NVM-ve dhe e tëra që mund të bëjmë është që të kontribuojmë në këtë aspekt”, theksoi Geosits.

Edhe Kujtim Dobruna, udhëheqës i Programit për promovimin e NVM-ve në Kosovë, tha se ky projekt ka si qëllim krijimin e një ambienti më të favorshëm për NVM-të.

“Qëllimi kryesor i këtij projekti, është që të japim një kontribut në ngritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të Kosovës, në linjë me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe me qëllim parësor që të zvogëlojë varfërinë që është ndër problemet kyçe”, pohoi Dobruna.

Programi për promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Kosovë ka për qëllim promovimin e zhvillimit të sektorit privat dhe mbështetja e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, bazuar në principet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjatë periudhës tre vjeçare, sa do të zgjasë ky projekt, do të realizohen tri objektivat kryesore: asistimi në përforcimin e përkrahjes së NVM-ve, me theks të veçantë zhvillimin e hulumtimeve për NVM-të, ngritjen e dialogut publiko-privat dhe implementimin e strategjisë së NVM-ve.

Qëllimi i dytë është ofrimi i këshillave dhe trajnimeve për bizneset fillestare si dhe atyre ekzistuese. Ndërsa direktiva e tretë që ky projekt do ta implementoj është Skema e Garantimit të Kredive, që ka për qëllim përmirësimin e bizneseve vendore në qasjen në financa.

Projekti “Programi për Promovimin e NVM-ve” do të përfundoj më 15 tetor 2015.

 

Publicité

Publicité

Un vœu pour les croyants Bektashi pour le début du mois de Muharrim a engendré une « dispute » entre la maire de Gjakovë, Mimoza Kusari-Lila et la députée des rangs du LDK, Alma Lama. Cette dernière s’est moquée des vœux formulés par la première de Gjakova, en les qualifiant de « campagne électorale ».
Chronique
Match Serbie – Albanie : « Derrière les rideaux » du verdict de l’UEFA* +3-3=0 à la Serbie. 0 points à l’Albanie et un bilan négatif de 3 buts encaissés. La violence et le racisme des supporters serbes équivalent à un message politique d’une banderole! En est-il une décision raisonnable ? Que se cache-t-il derrière les rideaux de la décision de l’UEFA et quels mécanismes ont été utilisés afin d’y parvenir ?
Débat Macédoine
@albinfo.ch: Kim Mehmeti
« Nous devenons insensibles » Le vendredi dernier, à l’Université de Lausanne, le journaliste et écrivain de Macédoine Kim Mehmeti a livré son analyse de la situation des « Albanais de Macédoine, 1990 – 2014 ». Invité par l’Association des Etudiants Albanais de l’Université de Lausanne (AEAUL) et le site Nationbicephale, Kim Mehmeti a décortiqué le fonctionnement actuel du système politique macédonien et relevé l’invraisemblable situation dans laquelle se retrouve aujourd’hui ce pays. Il a également proposé des pistes de réflexion et des solutions envisageables pour remédier à la situation qui y prévaut.
Etude
La population en provenance de Bosnie et Herzégovine bien intégrée Une étude publiée aujourd’hui par l’Office fédéral des migrations (ODM) et la Direction du développement et de la coopération (DDC) conclut que la population issue de Bosnie et Herzégovine est bien intégrée en Suisse. Intitulée "La population de Bosnie et Herzégovine en Suisse", elle retrace l’histoire migratoire de cette diaspora et décrit sa situation socioéconomique, ses réseaux et ses relations avec son pays d’origine.
Intégration politique
© albinfo.ch
Les Albanais ne doivent pas seulement être perçus comme des votants potentiels Les syndicaux albanais: "Notre communauté ne doit pas seulement être perçue comme un vote potentiel"

Publicité

Météo

Berne

Ciel clair
  • 14 °C
Signalé le :
sam, 01/11/2014 - 11:50

Pristina

Couvert
  • 8 °C
Signalé le :
sam, 01/11/2014 - 11:30

Zürich

Nuages, brouillard
  • 9 °C
Signalé le :
sam, 01/11/2014 - 11:50

Skopje

Couvert
  • 10 °C
Signalé le :
sam, 01/11/2014 - 12:00

Newsletter

Publicité

Changement de devises

Amount to convert

Publicité

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

L’utilisation des articles, photos et contenus de la plateforme albinfo.ch est autorisée à condition que la source soit citée. Toute reproduction ou utilisation sans l’autorisation d’albinfo.ch est interdite et constitue une violation des droits d’auteur.
La rédaction se réserve le droit de ne pas publier et restituer des articles, photos ou d’autres types de documents envoyés.

Qui sommes-nous

La charte