Jeudi 02 Octobre 2014, 6:20
S'abonner à Syndiquer
download

Viza edhe për shtetet që e kanë njohur Kosovën

18.05.2012 - 11:22
Afganistani gjendet në krye të listës së vendeve ndaj të cilave Kosova do të aplikojë regjim vizash nga 1 janari i 2013-s

Janë edhe 85 shtete të tjera, banorët e të cilave duhet të pajisen me viza për të hyrë në Kosovë.Gazeta “Koha Ditore” ka siguruar listën me emra shtetesh, që do t’i bashkëngjiten vendimit të Qeverisë së Kosovës për vënie të regjimit të vizave.

Banorët e 72 shteteve duhet të pajisen me viza në ambasadat e Kosovës apo ato të rajonit me të cilat Kosova ka marrëveshje për shërbime të përbashkëta, ndërsa në të dytën ndodhen 14 shtete, banorët e të cilave me viza mund të pajisen kur të vijnë në pikat kufitare të Kosovës apo edhe në aeroport. 18 shtete janë  që kanë njohur Kosovën dhe që do t’u vihet regjimi i vizave.

Është edhe Nigeria, një shtet që nuk e ka deklaruar njohjen, por që Qeveria e Kosovës ka renditur  në mesin e shteteve që ia kanë pranuar shtetësinë vendit. Viza do të ketë edhe për popujt e dy vendeve me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, Rusisë e Kinës, të cilat pengojnë procesin e anëtarësimit në OKB. Ndërkaq, kufijtë do të jenë të hapur për shtetasit e vendeve fqinje dhe për ata të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Regjim vizash nuk do të ketë as për shtetasit e Serbisë. Qeveria e Kosovës ka vendosur të mërkurën regjim vizash për banorët e një numri shtetesh në bazë të kriterit se sa paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës, sa paraqesin kërcënim për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, transmeton Koha.

Po ashtu janë marrë në konsideratë edhe vendet e listës së zezë të Schengenit, ndaj të cilave do të vërë regjim vizash edhe Kosova.E Kosova është vendi më i izoluar në Evropë. Banorët e saj nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, ndërsa edhe vende të rajonit obligojnë kosovarët të pajisen me viza në rast vizite.Në listën e shteteve për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave ka të atilla, të cilat e kanë njohur Kosovën, por ka edhe prej atyre që nuk e kanë njohur dhe vazhdojnë ta kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, siç janë Rusia dhe Kina.

Nga 86 shtet sa janë gjithsej në listën e regjimit të vizave, asnjëri prej tyre nuk është anëtar i BE-së.

Përzgjedhja e shteteve, për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave është bërë në bazë të kriterit se sa paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës, për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, si dhe për vendet e listës së zezë të Shengenit.

Shtetet, të cilat i është vendosur regjimi i vizave: Afganistani, Algjeria, Angola, Armenia, Bangladeshi, Benini, Burundi, Gana, Guinea-Bisau, India, Indonezia, Iraku, Irani, Jemeni, Liberia, Libia, Nigeria, Nigeri, Republika e Afrikës Qendrore, Rusia, Siera Leone, Siria, Somalia, Togo, Vietnami, Turkmenistani, Zambia, Zimbabve, Bregu i Fildishtë, Butani, Egjipti, Ekuadori, Madagaskari, Republika Domenikane, Senegali, Surinami, Xhamajka, etj.

Publicité

Publicité

Kosovo, cinq mois de crise politique Les analystes politiques n’excluent pas des élections exceptionnelles comme alternative pour sortir de la crise au Kosovo. Selon eux, le pays ne s’est jamais trouvé dans une situation de crise aussi prononcée
La Suisse soutient les municipalités kosovares avec 800 milles € La Suisse va soutenir 17 municipalités kosovares avec 800 milles euros afin d'améliorer la vie des citoyens et de développer la démocratie
CH-Kosovo
© En Quête d'Ailleurs
J’ai découvert chez les Kosovars une très grande générosité et hospitalité Entretien avec le Laurent Burkhalter, journaliste à la RTS, lequel témoigne de ses expériences au Kosovo dans le cadre du projet d'échanges journalistiques “En Quête d’Allieurs”
albinfo.ch
Dobërçan, le village dont la propreté rappelle la Suisse L'association "17Shkurti.ch", qui rassemble les migrants du village de Doberçan, dépense environ 5000 francs par an dans l'entretien et le nettoyage du village
Exposition
albinfo.ch
"Besa" ou "Quand la majorité s’est trompée, les Albanais ont agi de manière juste ” L’exposition intitulé “Besa” a ouvert ses portes le 11 septembre à Bienne. Cinq jours plus tard un débat s’est déroulé entre les différentes communautés, inspiré par « Besa »

Publicité

Météo

Berne

Temps mitigé, brouillard
  • 8 °C
Signalé le :
jeu, 02/10/2014 - 05:20

Pristina

Nuages épars
  • 6 °C
Signalé le :
jeu, 02/10/2014 - 06:00

Zürich

Nuages, nappes de brouillard
  • 10 °C
Signalé le :
jeu, 02/10/2014 - 05:20

Skopje

Ciel clair
  • 7 °C
Signalé le :
jeu, 02/10/2014 - 06:00

Newsletter

Publicité

Changement de devises

Amount to convert

Publicité

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

L’utilisation des articles, photos et contenus de la plateforme albinfo.ch est autorisée à condition que la source soit citée. Toute reproduction ou utilisation sans l’autorisation d’albinfo.ch est interdite et constitue une violation des droits d’auteur.
La rédaction se réserve le droit de ne pas publier et restituer des articles, photos ou d’autres types de documents envoyés.

Qui sommes-nous

La charte