Uncategorized

Franca e nisë me fitore Botërorin

Kombëtarja e Francës e ka nisur kampionatin botëror Rusia 2018 me fitore duke e mposhtur me rezultat të ngushtë kombëtaren e Australis 2:1.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi pa gola ndërsa e dyta solli tre gola dhe ishte shumë më interesante, transmeton albinfo.ch.

Antoine Griezmann realizoi golin e parë për Francën nga penaltia në minutën 58. Kjo penalti u dha pasi u përdor sistemi VAR që ishte hera e parë këtë botëror.

Ndërsa katër minuta më vonë Australia e fitoi penallti të cilën në gol e konkretizoi Jedinak. E Pogba në fund të takimit shënoi golin e fitores.

Franca e ka nis mirë kampionatin por nuk tregoi lojë të cilin është prit nga kjo kombëtare.