Bota

Franca ka nevojë për punëtorë

Nuk bëhet fjalë vetëm për mungesën e punëtorëve të pakualifikuar, por edhe të atyre të kualifikuar, si inxhinierë.

Derisa ekonomia e Francës po zhvillohet me hapa të kënaqshëm, ky vend po ballafaqohet me një problem. Bëhet fjalë për mungesën e punëtorëve.

Bizneset që operojnë në sektorin e manifakturës duket se e kanë të vështirë të gjejnë punëtorë. Kjo ndodh në një vend ku miliona njerëz janë të papunë, përcjell albinfo.ch.

Nuk bëhet fjalë vetëm për mungesën e punëtorëve të pakualifikuar, por edhe të atyre të kualifikuar, si inxhinierë.

Norma e papunësisë në Francë fiksohet pranë 9.4 % dhe nuk ka zbritur nën nivelin e 9 % në gjashtë vitet e fundit. Arsyeja kryesore është mospërputhja masive e aftësive, thonë analistët, raporton ‘Scan’.

Pra, në tregun e punës ka një mbingarkesë të profesioneve të caktuara dhe mungesë të profesioneve të tjera duke gjeneruar situatën aktuale. Aktualisht në Francë nuk ka mjaftueshëm punëtorë të kualifikuar.

Më shumë se një e treta e kompanive franceze të manifakturës po operojnë me kapacitet të plotë, që është edhe niveli më i lartë që prej viteve 1990, ndërkohë që 40% e tyre raportojnë vështirësi në gjetjen e punonjësve.