Uncategorized

Franca  ndjehet kampione, publikohet fanella e re e “Gjelave”

"Gjelat" kanë me çka të festojnë fitoren në rast se mposhtin ekipin kroat në finalen e Botërorit.

Qytetarët e Francës nuk kanë dashur të gjenden të papërgatitur në rastin e fitorës së Kupës së Botës në Futboll.

Rreth 20 mijë bluza nga furnizuesi i klubit francez NIKE janë përgatitur për rastin e fitorës së Francës në Botëror.

Fanella e përgatitur për ndeshjen e sontme ka dy yje të cilat simbolizojnë numrin e Kupave të Botës të fituara nga “Gjelat”, shkruan Albinfo.ch.

Sipas faqes “Footy Headlines”,  e cila është e specializuar në zbulimin dhe publikimin e uniformave të futbollit, është publikuar edhe fotoja e bluzave të reja të cilat “gjelat” do të kenë mundësi ti blejnë dhe të përkrahin klubin.

Në këtë mënyrë, tifozët francezë do të kishin mjaft kohë për të “pajisur veten” në rastin e një parade triumfale të trajnerit Didier Deschamps dhe të ekipit kampion botëror në “Champs Elysees” në Paris.