Bota

Franca vazhdon kontrollin e kufirit me vendet e tjera të Shengenit

Ministria thotë se për shkak të "vazhdimit" të kërcënimeve terroriste, ajo do të vazhdojë këto kontrolle, të cilat u paraqitën pas sulmeve të Parisit më 2015

Franca vazhdon të kontrollojë kufirin me vendet e tjera të Shengenit deri më 30 prill 2018, njoftoi sot Ministria e Brendshme, përcjell albinfo.ch.

Ministria thotë se për shkak të “vazhdimit” të kërcënimeve terroriste, ajo do të vazhdojë këto kontrolle, të cilat u paraqitën pas sulmeve të Parisit më 2015.

Kontrollet kufitare me vendet në zonën Shengen, si Italia dhe Belgjika, “do të respektojnë parimin e proporcionalitetit”, tha ministria franceze.