Integrimi

Francë: Kleofina Pnishi u zgjodh “Mis Provence 2017”

Kleofina Pnishi nga Kosova, banore e Peyrolles, u kurorëzua natën e së shtunës në mesin e 16 kandidateve në zgjedhjet e mbajtura në Cogolin

Vajza e re, 22 vjeçe, e lindur në Kosovë dhe banuese në Peyrolles (Francë), u zgjodh “Mis Provence 2017” natën e së shtunës në Cogolin.

Ajo ishte tashmë Mis Bouches-du-Rhône 2017 dhe tani është bërë edhe Mis Provence 2017.

Kleofina Pnishi nga Kosova, banore e Peyrolles, u kurorëzua natën e së shtunës në mesin e 16 kandidateve në zgjedhjet e mbajtura në Cogolin në praninë e Mis Franca 2017, Alicia Aylies.

Kjo vajzë e re, 22 vjeçe, ëndërron të bëhet një aktore dhe është shfaqur disa herë në filma televizivë. Ajo do të përfaqësojë konkursin Provence Mis Franca 2018.