E-Diaspora
Francë: Erza mahnit publikun dhe jurinë me këngën “E përulur nga nata”
Mbrëmë u mbajt pjesa e dytë e gjysmëfinales së konkursit “Franca ka një talent të pabesueshëm 2015” në M6. Dhjetë kandidatët e fundit të përzgjedhur shpresojnë të fitojnë 100,000 euro dhe të marrin pjesë në Festivalin e shumënjohur në Montreal. Në mesin e këtyre dhjetë talenteve është përzgjedhur një vogëlushe kosovare, Erza.
Ajo është kandidatja më e re ( 9 vjeçare) e këtij konkursi. Talenti i saj? Një zë tejet i veçantë, të cilin ajo filloi ta punojë që nga mosha trevjeçare! Erza në gjysmëfinalen e këtij konkursi është prezantuar me këngën e një këngëtareje të njohur në Francë, ZAZ (E përulur nga nata). Mbrëmë në kanalin frankofon M6 ajo përfundoi në mesin e 5 finalistëve?
Kënga e përzgjedhur nga vogëlushja është një këngë e cila përmban vështirësi të mëdha. Mëgjithatë, Erza arriti ta këndojë pa asnjë gabim dhe përfundoi nën duartrokitjet e flakta të publikut si dhe nën brohoritjen e jurisë së magjepsur. “Ti bërë diçka të jashtëzakonshme. Sapo e hap gojën, shihet siguria jote. Po të jap vetëm një këshillë, mos u rrit shumë shpejt… unë jap vetëm një aluzion. A nuk rriten shpejt fëmijët”, i tha këngëtarja e famshme e Francës, Lorie.
Për më shumë: http://www.m6.fr/emission-la_france_a_un_incroyable_talent/videos/11447964-erza_interprete_eblouie_par_la_nuit_de_zaz.html
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pagat zvicerane rriten por rritja u ngadalësua nga inflacioni Ndërsa pagat në Zvicër u rritën vitin e kaluar, përfitimet u anuluan përsëri nga rritja e...
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta