Jeta në Zvicër

Francezi ‘fluturon’ në radar 200 km në orë, paguan 3500 franga dënim

Rreth njëqind bashkëpunëtorë të “Ferrarit” marshuan të premten në Valais. Por policia ishte paralajmëruar  nga vetë prodhuesi i makinave sportive.

Në qytetin e Bovernier në Valais, disa prej tyre ranë në radar. Shpejtësinë e lejuar prej 80 km / h e tejkaluan disa here më tepër, përcjell albinfo.ch.

Policia e Valais ishte informuar paraprakisht nga organizatori i prodhuesit të makinave sportive për një takim të markës dhe në përputhje me rrethanat rriti kontrollin në aksin e Grosser St. Bernhard dhe në rrugën Forclazpass.

Një francez 20-vjeçar ishte kapur në radar duke tejkaluar shpejtësinë 200 kilometra në orë.

Ai menjëherë ka marrë një dënim prej 3500 frangash. Përveç kësaj, ai nuk mund të shkelë në rrugët e Zvicrës për një periudhë të pacaktuar.

Sipas policisë, u morën disa thirrje nga banorët, të cilët u ankuan për sjelljen jo të hijshme të një grupi vizitorësh.