Fotolajmi
Frank-Walter Steinmeier, presidenti i ri i Gjermanisë
Ligjvënësit dhe përfaqësuesit e landeve të Gjermanisë e kanë zgjedhur të dielën, Frank-Walter Steinmeier, president të 12-të federal të Gjermanisë
Me 931 vota, ish-ministri i Jashtëm dhe politikani socialdemokrat, Frank-Walter Steinmeier është zgjedhur në raundin e parë të zgjedhjeve në Asamblenë Federale. Këtë e bëri të ditur Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert, shkrunan DW, përcjell albinfo.ch. Steinmeieri kishte mbështetjen e të dyja grupeve më të mëdha parlamentare në Bundestag, të CDU/CSU-së, dhe të socialdemokratëve të SPD. Për postin e presidentit kandiduan edhe katër persona të tjerë. Në fjalën e tij, presidenti Steinmeier bëri thirrje për t’u treguar të guximshëm për ta ruajtur lirinë në Evropë. Themeli i Evropës nuk është i palëndueshëm, por është i fortë, tha ai.
“Po të duam t’u japim guxim të tjerëve, duhet ta kemi atë vetë. Na duhet guxim për ta dëgjuar tjetrin, për të mos e mohuar realitetin, por për ta përmirësuar.”, tha Steinmeirer.
Kush është Steinmeier?
I lindur në vitin 1956 në Detmold, Steinmeier është i martuar me gjykatësen administrative, Elke Büdenbender dhe ka një vajzë që studion. Në vitin 2010, Steinmeier ndërpreu përkohësisht aktivitetin politik, për të ndihmuar gruan e tij të sëmurë, të cilës ai i dhuroi edhe një veshkë. Kjo i solli atij mjaft respekt në popullsinë gjermane.
Madje për presidentin e ri, vijnë fjalë të mira edhe nga politikanët e partive kundërshtare. Zëvendëskryeministrja bavareze, Ilse Aigner e cilësoi Steinmeierin „një kandidat të mirë”, ndërsa kristiansociali, Manfred Weber pret vazhdimësi. „Gjermania ka nevojë për udhëheqje të fortë, sidomos në situatën e tanishme.” Një mesazh i dërguar edhe nga kancelarja Merkel. Ajo e cilësoi vendimin për kandidaturën e Steinmeierit një „vendim nga arsyeja”. Edhe shumica e gjermanëve e mbështet një vendim të tillë.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?