Autotech
Frika nga robotët për vendin e punës
Mendohet se përgjatë dekadës së ardhshme, dixhitalizimi do të rrezikojë 7.5 milionë vende pune në tregtinë me pakicë në Shtetet e Bashkuara
Autorët e një studimi amerikan të vitit 2013, Frey dhe Osborne pretendonin se kompjuterizimi i avancuar rrezikon deri në 47 për qind të të gjitha vendeve të punës në SHBA, e zhvillimi i inteligjencës artificiale e shton drojën edhe më shumë.
Faqja e internetit “Will Robots Take My Job?” është e hapur për të gjithë dhe i tregon kujtdo nëse puna që bën do të ekzistojë apo jo në të ardhmen, me tërmetin që po shkakton dixhitalizimi, përcjell albinfo.ch.
Daktilografistët, sipas saj do të zëvendësohen 81 për qind nga makinat, ndërsa guidat turistike 91 për qind. Mendohet se përgjatë dekadës së ardhshme, dixhitalizimi do të rrezikojë 7.5 milionë vende pune në tregtinë me pakicë në Shtetet e Bashkuara.
Disa prej kompanive më të mëdha të botës janë duke investuar shuma të mëdha për ndërtimin e robotëve, të cilët të zëvendësojnë punonjësit njerëz, e këtë do ta ndiejnë sidomos shoferët e kamionëve, arkëtarët apo punëtorët e “Fast Food”-eve.
Më pak të rrezikuar janë profesionet ku kërkohet një nivel më i lartë analize njerëzore. Puna e automatizuar nuk kërcënon mjekët dhe infermierët, trajnerët sportivë, e në përgjithësi punët që përfshijnë drejtimin dhe frymëzimin e të tjerëve.
Arsye për t’u frikësuar nuk kanë as stilistët, parukierët dhe punonjësit socialë. E thënë ndryshe, sa më individuale të jenë proceset, aq më mirë për ekzistencën e tyre.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?