Shkurt.ch

Frika nga sulmet e hakerëve: votimi elektronik, “i rrezikshëm” në Zvicër 

Nga frika e sulmeve të hakerëve dhe humbja e demokracisë, dy këshilltarë nacionalë synojnë të parandalojnë votimin elektronik.

Për këshilltarin kombëtar SVP të Luzernit, Franz Grüter dhe këshilltarin e FDP-së, St Gallen, Marcel Dobler, votimi elektronik është një ‘ferrë në sy’, siç shkruan “Zentralschweiz am Sonntag”.

Arsyet e tyre thuhet të jenë, nga njëra anë, rreziku i sulmeve të hakerëve. Nga ana tjetër, sipas Grüter, votimi elektronik është një kërcënim i madh për demokracinë tonë. Për Dobler, metoda është shumë e vështirë dhe shumë e shtrenjtë.

Prandaj ata duan të parandalojnë planet e qeverisë për të realizuar një projekt të tillë.

Deri në vitin 2019 dy të tretat e kantoneve do të përdorin sistemin elektronik të votimit, por futja do të bëhet në baza vullnetare.