Sport

Frikëson Mavraj

Mërgim Mavraj ka lëshuar stërvitjen e fundit për shkak të një lëndimi dhe është në dyshim për ndeshjen me Bayern Munich

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj mund të mungojë ndaj Bayernit të shtunën për shkak të një lëndimi, raportojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

 

Mavraj tani është duke u përpjekur maksimalisht që të jetë në fushë në takimin shumë të rëndësishëm, edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë për të.

 

Futbollisti mungoi një ditë në stërvitje për shkak të një dëmtimi të lehtë të pësuar ndaj Freiburgut në fundjavë e kaluar dhe të një situate gripale që po e shqetësonte. Ai u kthye në stërvitje dhe dukej në gjendje të mirë. Por ai u detyrua të linte në mes seancën e pasdites, pasi vuante pasojat e dëmtimit, duke alarmuar stafin teknik të Hamburgut.

 

Sipas mediave gjermane, situata do ët monitorohet deri në momentet e fundit para ndeshjes, ku do të vendoset nëse Mavraj do të luajë apo jo.