Fotolajmi
Frontex: 300 mijë refugjatë ia mësyjnë Evropës
Në një prognozë të fundit të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes së Kufijve, Frontex, thuhet se BE-ja do të përballet me valë të re refugjatësh. Frontex paralajmëron Evropën se nuk është e përgatitur për zhvillimet e reja lidhur me krizën e refugjatëve, pas mbylljes së itinerarit ballkanik. Tani edhe kreu i agjencisë Frontex thekson se Bashkimi Evropian vetëm këtë vit do të përballet me ardhjen e 300 mijë emigrantëve me gomone përmes itinerarit të njohur të Mesdheut.
„Llogarisim ardhjen e rreth 10.000 refugjatëve në javë nga Libia“, citon gazeta gjermane „Bild“ drejtorin e Frontex-it, Klaus Rösler, i cili është shprehur kështu në një aktivitet të Fondacionit Konrad-Adenauer në Bruksel, transmeton albinfo.ch.
Shumë emigrantë besojnë se do të shpëtohen në det nga anijet e BE-së.
Krahas shpëtimit në rast rreziku dhe luftimit të bandave të trafikantëve, anijet e BE-së në të ardhmen duhet të marrin përsipër të pengojnë edhe trafikimin e armëve drejt Libisë. Qeveria gjermane, sipas raportimeve në media, synon të zgjerojë misionin e marinës së BE-së “Sophia” para pushimeve të verës. Të mërkurën e ardhshme kabineti qeveritar do të trajtojë zbatimin e embargos së armëve të OKB-së kundër vendit të përfshirë nga lufta civile, kanë raportuar gazeta të grupit mediatik “Funke Mediengruppe”, duke iu referuar qarqeve qeveritare.
Marina gjermane është pjesë e misionit të BE-së “Sophia”, me dy anije luftarake dhe rreth 400 ushtarë, që janë aktivë në këtë mision nga qershori i vitit 2015.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit Marigona Qerkezi ka një krijimtari të pasur artistike si soprano e shquar, ka shkelur shumë skena...
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
Jeta në Zvicër
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit Marigona Qerkezi ka një krijimtari të pasur artistike si soprano e shquar, ka shkelur shumë skena...
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë?
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër